Xhaka tregon nëse do t’i bashkohet Interit në verë

237:"LONDON, ENGLAND - MAY 05: Granit Xhaka of Arsenal reacts during the Premier League match between Arsenal FC and Brighton & Hove Albion at Emirates Stadium on May 05, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images) 12:"Getty Images

Granit Xhaka ka mbajtur një konferencë për media para takimit të yjeve në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Mesfushori ka shkëlqyer me fanellën e Arsenalit në dy vitet e fundit në kampionatin anglez.
Mediat italiane dhe ato angleze raportuan se prishtinasi mund t’i bashkohet Interit gjatë verës.
Por ka qenë vetë Xhaka që nga Kosova ka mohuar se do të transferohet në Serie A.

“Kanë shkruar gazetat për këtë, por asgjë nuk është e vërtetë. Ato janë vetëm spekulime dhe unë nuk kam asnjë kontakt me Interin”, ishte përgjigja e Xhakës.
Mesfushori shqiptar pritet që nga edicioni i ri ta marrë shiritin e kapitenit te Arsenali, pasi është ndër lojtarët e preferuar të tifozëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































