LAJMI I FUNDIT:

Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, një klub i ofron Arsenalit shkëmbimin e bujshëm

Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, një klub i ofron Arsenalit shkëmbimin e bujshëm

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve të kaluara në kryeqytetin anglez.

Reklama

E ardhmja e mesfushorit shqiptar mund të jetë sërish në Bundesliga, ku kishte kaluar katër vite te Borussia Monechegladbach.

Sulmuesi francez Moussa Diaby është objektivi kryesor i Arsenalit për repartin ofensivë me anësorin që po shkëlqen te Bayer Leverkusen.

Pikërisht Xhaka mund të përfundojë te Bayer Leverkusen pasi klubi gjerman i ka ofruar Arsenalit një shkëmbim të futbollistëve.

Vlera e Diabyt në tregun e transferimeve është 100 milionë euro, shumë që Arsenali nuk është gati ta paguaj.

Megjithatë drejtuesit e klubit gjerman i kanë propozuar Arsenalit që ta përfshijnë Xhakën në ofertë në mënyrë që të ulet çmimi i francezit.

Tifozët e Arsenalit të bindur se Xhaka e ngacmoi Tottenhamin me mesazhin në xhaketë gjatë intervistës televizive
Lexo po ashtu Tifozët e Arsenalit të bindur se Xhaka e ngacmoi Tottenhamin me mesazhin në xhaketë gjatë intervistës televizive

Leverkusen është gati t’i ofrojë Xhakës një kontratë afatgjate vetëm që të transferohet në ‘Bay Arena’.

Por mbetet të shihet nëse Xhaka do të pranojë rikthimin në Bundesliga, pasi interesim për të ka shfaqur edhe Roma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arbnor Muja shënon golin e parë në Ligën e Kampionëve - driblim dhe goditje e saktë që përfundoi në rrjetë

Arbnor Muja shënon golin e parë në Ligën e Kampionëve - driblim dhe goditje e saktë që përfundoi në rrjetë

Liga e Kampionëve
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

La Liga
Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

La Liga
Dalin pamjet nga reagimi i Bellingham ndaj goditjes së Valverdes që përfundoi me auto-gol nga Meret

Dalin pamjet nga reagimi i Bellingham ndaj goditjes së Valverdes që përfundoi me auto-gol nga Meret

Liga e Kampionëve
Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tre kontinente

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tre kontinente

Ndërkombëtare
Perez po bëhet gati për transferimin e madh - shumë i dashur nga tifozët e Real Madridit

Perez po bëhet gati për transferimin e madh - shumë i dashur nga tifozët e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori