Xhaferi: Ombudsmani është institucion për mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka mbajtur një fjalim në një eveniment solemn përshëndetës, ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Qeverisë, Ombudsmanja e Kroacisë, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut dhe delegacioni i BE-së në Shkup.
Xhaferi ka theksuar rëndësinë e të drejtave dhe lirive të njeriut si parime dhe standarde të ndërtuara në të kaluarën, të cilat ndihmojnë në ndërtimin e të ardhmes së civilizimit njerëzor. Ai ka shtuar se çdo shoqëri dhe shtet që synon demokracinë duhet të kultivojë dhe të mbrojë këto vlera.
“Ombudsmani është institucion për mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre, që në përkthim të lirë do të thotë personi për ankesa është me të drejtë, ajo është dera ku drejtohen të gjithë ato që në një çast të jetës u është bërë cenim i ndonjë të drejte dhe janë privuar nga gëzimi i të njëjtës prej shtetit dhe institucioneve shtetërore” theksoi Xhaferi
Ai gjithashtu përmendi se në këto njëzet e pesë vite të ekzistimit dhe punës, Avokati i Popullit në Maqedoni së Veriu ka vërtetuar se është institucion i lartë profesional dhe i pavarur, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve pa dallim, veçanërisht kur ato janë cenuar nga organet e administratës shtetërore.
Duke përfunduar, Xhaferi inkurajoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në ngritjen e vetëdijes për të drejtat njerëzore dhe në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe humane. Ai theksoi se mbrojtja e të drejtave njerëzore duhet të jetë përgjegjësi e çdo individit dhe institucioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City