LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Nëse partitë nuk arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve, unë obligohem t’i shpall ato

Xhaferi: Nëse partitë nuk arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve, unë obligohem t’i shpall ato

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se nëse partitë politike nuk arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve, ai do të veprojë sipas kompetencave dhe do t’i shpallë zgjedhjet.

Xhaferi mendon se si kryetar i Kuvendit është i obliguar të sigurojë kohën që e parashikojnë Kushtetuta dhe ligjet për organizimin e zgjedhjeve, por edhe se ka detyrim ligjor për formimin e qeverisë teknike tre muaj para zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Xhaferi ka sqaruar se partitë politike që janë në Kuvend kanë mundësi deri në vitin e ri të gjejnë konsensus për dy mandatet për dy proceset zgjedhore, kuvendare dhe presidenciale. Ai theksoi se dy proceset zgjedhore dallojnë për sa i përket afateve kushtetuese dhe ligjore, rregullsisë dhe zbatimit të procedurës.

“Në masën e fundit, është përgjegjësia dhe detyrimi im kushtetues dhe ligjor të kujdesem për afatet e zhvillimit të zgjedhjeve që do të ishin brenda afateve kushtetuese dhe ligjore. Partitë kanë mundësi të harmonizohen dhe të thonë kur të jenë të gatshme të marrin pjesë dhe është përgjegjësia ime ta zbatoj”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori