LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi dhe Osmani në stacionin mobil për pasaporta në Bruksel: Jemi duke punuar për shërbime më të shpejta dhe efikase për qytetarët

Xhaferi dhe Osmani në stacionin mobil për pasaporta në Bruksel: Jemi duke punuar për shërbime më të shpejta dhe efikase për qytetarët

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i shoqëruar nga kryeministri Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri për Integrime Europiane, Bojan Mariçiq, gjatë qëndrimit në Bruksel, sot kanë vizituar Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku përveç për shërbimet e tjera konsullore për qytetarët, stacioni mobil bën fotografi dhe merr të dhëna biometrike për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.

“Ambasada në Bruksel dhe të gjitha përfaqësitë e tjera diplomatiko-konsullore të Maqedonisë së Veriut kanë riorganizuar plotësisht punën e tyre në sferën e çështjeve konsullore me qëllim të përmbushjes së interesave dhe nevojave të qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Çdo kërkesë e qytetarit tonë do të thotë detyrim për të gjithë ne, veçanërisht për diplomatët në ambasada, me qëllimin për të dhënë një përgjigje të shpejtë, efikase dhe cilësore. Kjo është një periudhë kur ne të gjithë jemi ekstra të përkushtuar për të përballuar këtë sfidë të imponuar nga rritja e madhe e kërkesave për shërbime konsullore, veçanërisht në fushën e dokumenteve të udhëtimit”, theksoi Osmani, duke u njohur nga afër me situatën aktuale në Ambasadë lidhur me këtë çështje.


Xhaferi, Mariçiq dhe Osmani biseduan me qytetarët e RMV-s; që ndodheshin në hapësirat e Ambasadës dhe i siguruan se po bëhen të gjitha përpjekjet që të mos përballen me asnjë problem në vendin ku jetojnë, për shkak të detyrimit për rinovimin e dokumenteve personale që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës.

“Lëshimi i dokumenteve të udhëtimit pa pagesë për të gjithë shtetasit që jetojnë jashtë vendit dhe duhet të kthehen në vend për marrjen e dokumenteve të reja të udhëtimit, si dhe dorëzimi i dokumentit të udhëtimit me postë të shpejtë ku nuk ka përfaqësi diplomatiko-konsullore janë vetëm pjesë e zgjedhjeve. Më tej vjen organizimi i ditëve konsullore dhe llojeve të tjera të lehtësimit për qytetarët jashtë vendit, për të cilat janë udhëzuar zyrat tona përfaqësuese dhe së shpejti do të vijojë shpallja e planit”, theksoi ministri.

Ministri Osmani informoi qytetarët se kohëzgjatja e përgatitjes së pasaportave, e cila është shumë më e gjatë se afatet e zakonshme që ekzistonin deri vonë, është arsyeja kryesore që periudha për dorëzimin e pasaportave të përgatitura në zyrat tona përfaqësuese është dukshëm më e gjatë se praktika e deritanishme, e cila kishte një mesatare prej 30 ditësh.

Ministria e Punëve të Jashtme ka një numër të kufizuar stacionesh bazë dhe mobile. Një nga stacionet mobile është pikërisht tek Ambasada në Bruksel, e cila në koordinim dhe bashkëpunim me ambasadat në Hagë dhe Paris, kryen shërbime fotografimi dhe mbledhjeje të të dhënave biometrike për qytetarët në Holandë dhe në Francë.

Përndryshe, gjatë vitit 2023, Ambasada në Bruksel ka proceduar gjithsej 2488 lëndë, prej të cilave 1127 të lëshuara dokumente udhëtimi dhe 523 fletudhëtime; në Paris janë proceduar 1083 lëndë, duke përfshirë 390 dokumente udhëtimi dhe 242 dokumente udhëtimi; ndërsa në Hagë gjithsej 1076, me 340 dokumente udhëtimi dhe 72 fletudhëtime.

Në Ambasadën e RMV-s; në Bruksel është mbajtur një takim edhe me bartësin e MKartës në Belgjikë, me qëllim për t’ia dhuruar atë. Ministri Osmani shprehu mirënjohjen e tij për interesimin e treguar për projektin MKarta, si rrjetëzim i rëndësishëm i përfaqësuesve tanë më të mirë nga diaspora në botë dhe shembull i shkëlqyer i lidhjes së këtyre personave me vendin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori