LAJMI I FUNDIT:

Xavi i thotë Barcelonës të rikthejë Neymarin dhe të refuzojë transferimin e dy sulmuesve të tjerë

Xavi i thotë Barcelonës të rikthejë Neymarin dhe të refuzojë transferimin e dy sulmuesve të tjerë

Xavi ka thënë se Barcelona duhet të rikthejë Neymarin në Camp Nou dhe mos të interesohet në shënjestra të tjera.

Sulmuesi problematik u largua nga katalunasit në verën e vitit 2017, duke kaluar te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, ndërsa tani e kërkon rikthimin.


Ish-anëtari i Barcelonës ka deklaruar se Neymar është lojtari që i duhet skuadrës dhe jo Sadio Mane ose Pierre Emerick-Aubameyang.

“Shpresoj që ai (Neymar) të rikthehet te Barcelona. Ai do të bënte shumë gjëra, Ka një karakter pozitiv. Do të ishte një transferim i madh për një lojtar që e bën diferencën”, ka thënë trajneri i Al-Sadd.

“Mane dhe Aubameyang mund të vrasin në hapësira të hapura, por Barcelona ka nevojë për lojtarë që mund të lëvizin në hapësira të vogla”.

“Jam duke menduar për lojtar që mund të adaptohen shumë shpejtë në skuadër dhe të tregojnë rezultatet. Samuel Eto’o ishte perfekt, siç është tash Luis Suarez”, ka shtuar më tej Xavi.

Neymari është i hapur që të rikthehet te Barcelona, mirëpo PSG-ja kërkon mbi 200 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/