Xavi: Na mungoi diçka në sulm

“E vetmja gjë që mungoi ishte goli i dytë. Është për të ardhur keq pasi ne krijuam shanse për ta fituar ndeshjen. Neve na mungoi diçka para golit. Ne dominuam me përjashtim të pesë minutave të para. Ne krijuam disa raste dhe bëmë një paraqitje të mirë”.
“Kurrë nuk është lehtë të luash në San Siro, andaj ne mund të jemi krenar për pikën edhe pse i dëshiruam tre pikë – mendoj se ne i merituam. Ne ende jemi të pamposhtshëm dhe luajmë mirë”.
“Kishte një intensitet të mirë ndaj Milanit, dhe ne mund të jemi të kënaqur me nivelin e performancës”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/10/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































