LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Mahrez mjaft i mirë për Barcën

Xavi: Mahrez mjaft i mirë për Barcën

Xavi Hernandez ka pohuar se Riyad Mahrez i ka të gjitha mundësitë që të jetë lojtar i Barcelonës.

Mahrez ka 16 gola dhe 10 asiste, të cilat po e ndihmojnë ekipin e tij që të jetë në maje të tabelës së Ligës Premier dhe ai është lidhur me Barcelonën.

“Ai është lojtar mjaft i mirë. Ai ka ardhur në vëmendje këtë sezon, unë nuk e kam njohur më parë, por këtë sezon ka shpërthyer”.


“Ai ka bërë emër për vete në kampionatin anglez duke luajtur në mënyrë të shkëlqyer. Falë asaj që ai ka bërë për atë klub, tash është në gjendje të punojë për secilin klub në Evropë”.

“Po, pse jo? Ai mund të luajë për Barcelonën në të ardhmen. Ai është i talentuar, por kjo nuk është në dorën time sot”, deklaroi Xavi. /Telegrafi/