LAJMI I FUNDIT:

Xavi i lumtur pas fitores ndaj Plzen: Dembele është si Neymar, Lewandowski ndër më të mirët në botë

Xavi i lumtur pas fitores ndaj Plzen: Dembele është si Neymar, Lewandowski ndër më të mirët në botë

Barcelona e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Katalunasit kanë marrë një ditore të madhe në Camp Nou pasi kanë mposhtur Viktoria Plzenin me rezultat të thellë 5-1.


Robert Lewandowski shkëlqeu në këtë sfidë me tre gola të shënuar, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Ousmane Dembele me dy super asistime.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është njeriu që e bindi Ousmane Dembelen të qëndronte në Camp Nou dhe tani francezi po ia shpërblen besimin.

Xavi ka folur pas ndeshjes për sulmuesin anësorë, duke e krahasuar me brazilianin Neymar.

“Dembele është i lumtur, po dëfrehet, kjo është e rëndësishme për mua, për grupin. Ai bën diferencën, asiston, shënon, është në një moment të mirë”.

“Nuk dua ta ekzagjeroj, por aftësia që ka situata një me një është në nivelin e Neymarit më të mirë. Ai duhet të guxojë më shumë për të gjuajtur në portë dhe për të shënuar. Është një djalë i mirë dhe duhet të përfitojë nga këto karakteristika. Dembele është këtu për të bërë diferencën dhe ai po e bën atë”, deklaroi Xavi Hernandez.

Tutje tekniku katalunas foli edhe për bomberin Robert Lewandowski që po shkëlqen në këtë fillim zezoni te Barca.

“Lewandowski është i tillë, është i pangopur. Mënyra si stërvitet, si e përmirëson ekipin, si e ndihmon me përulësi”.

“Për të po më mbarojnë lëvdatat, sepse nuk është vetëm tregolëshi që realizoi por mënyra si ai funksionon, si di ta zotërojë tempin e ndeshjes. Përveçse bën diferencën me gola, na jep shumë zgjidhje në sulm”.

“Nëse nuk është më i miri, është mes dy më të mirëve. Është Benzema, është Haaland, por dashur të bëj krahasime, është në një nivel që është spektakël, krenari”, tha Xavi.

Ndeshjen e radhës Barcelona e zhvillon në udhëtim te Bayern Munich në Allianz Arena, ku dy skuadrat do të luftojnë për pozitën e parë në Grupin C. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori