LAJMI I FUNDIT:

Xavi humbet durimin me yllin e ekipit, Newcastle fërkon duart

Xavi humbet durimin me yllin e ekipit, Newcastle fërkon duart

Barcelona po konsideron të dëgjojë ofertat për sulmuesin anësor, Raphinha, pas paraqitjeve të tij të dobëta këtë sezon, duke i dhënë ndjekësve afatgjatë të Newcastle United një shans për të goditur në ‘merkato’.

Raphinha ishte menduar të ishte një zëvendësim afatgjatë për Ousmane Dembele, por e ka nisur tmerrshëm këtë sezon me ekipin e Xavit.


Sipas gazetës katalunase Sport, forma e tij ka bërë që edhe trajneri Xavi të humbet durimin me yllin brazilian.

Pasiguria e Xavit për brazilianin e lë të hapur derën për Newcastle, e cila ishte e interesuar për Raphinha verën e kaluar, por një lëvizje nuk u realizua kurrë.

Nëse Raphinha është në dispozicion me çmimin e duhur, skuadra e Eddie Howe mund të godasë duke e transferuar atë

Sulmuesi anësor brazilian ka mohuar vazhdimisht raportet se ai mund të largohej nga klubi.

“Kjo është një gënjeshtër dhe kushdo që e tha, është një gënjeshtar, i painformuar dhe joprofesional”, ka thënë Raphinha.

Balugranët ende e gjejnë veten në telashe të thella financiare. Edhe pse “levat” famëkeqe të Presidentit Joan Laporta kanë sjellë një mbështetje, një nga marrëveshjet nuk ka dhënë një pagesë të premtuar, duke e lënë Barçën në nevojë për injeksione të reja të parave të gatshme edhe një herë.

Me Lamine Yamal duke pritur në krahë, dhe Newcastle të interesuar, Raphinha mund të gjej veten në bllokun e ‘copëzimit’ në përpjekje për të rritur financat e klubit.

Ai ka luajtur 18 ndeshje në total këtë sezon dhe ka shënuar vetëm 3 gola edhe pse ka dhënë shtatë asistime. Por, këto shifra duken të ulëta pasi Barcelona ka paguar afër 60 milionë euro plus bonuse për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori