LAJMI I FUNDIT:

WomanWeb, shërbim social veç për femra!

WomanWeb, shërbim social veç për femra!

Nëse keni nevojë për qasje në një “klub” vetëm me femra, në të cilin mund të krijosh mikesha dhe të ndash rrëfime me ato, atëherë WomenWeb.com mund të jetë vendi i preferuar për ju.

Faqja e lansuar të hënën, WomenWeb.com lidh të gjitha rrjetet sociale në një vend të vetëm, duke përfshirë llogaritë e Twitter, Instagram, Pintrest, Google+, YouTube dhe Facebook.

Me këtë informacion, ju mund t’i shihni njoftimet dhe “pëlqimet” e të tjerëve. Gjithashtu, faqja mundëson edhe vizitën e “dhomave të chat’it”, leximin e horoskopit, shikimin e hartave të Foursquare me anëtarët tjerë dhe jo vetëm. Së shpejti, faqja do të mundësojë edhe krijimin e RSS dhe pranimin e ofertave ditore, gjithashtu.


WomenWeb do të jetë në dispozicion në kompjuterë, tablet dhe telefona të mençur mobil. / Telegrafi /