LAJMI I FUNDIT:

Wilfried Zaha arrin te Galatasaray

Wilfried Zaha arrin te Galatasaray

Wilfried Zaha do t’i bashkohet kampionit turk Galatasaray në transfertë të lirë pas largimit nga Crystal Palace.

Anësori ka pasur opsione të shumta gjatë verës pasi kaloi tetë sezone në Selhurst Park në një periudhë të dytë në klubin ku filloi karrierën e tij, por ka zgjedhur të transferohet te Galatasaray me një marrëveshje trevjeçare me perspektivën për të luajtur në Ligën e Kmapionëve, një joshëse për ndërkombëtarin e Bregut të Fildishtë.


Zaha konfirmoi të dielën në mbrëmje se po shkonte për në Stamboll, ndërsa tani janë publikuar edhe foto nga aterimi në Turqi.

Galatasaray fitoi Super Ligën për herë të parë në katër vjet sezonin e kaluar dhe do të hyjë në Ligën e Kampionëve në raundin e tretë kualifikues muajin e ardhshëm, kështu që do të duhet të fitojë dy ndeshje për të arritur në fazën e grupeve të kompeticionit.

Galatasaray luftoi për të marrë shërbimet e tij me një numër klubesh dhe ofertën për të qëndruar në Crystal Palace.

Lazio, Fenerbahce dhe Al-Nassr të gjithë bënë përpjekje për të nënshkruar me Zahan, ndërsa Palace i kishte ofruar atij 220,000 euro në javë për të zgjatur kohën e tij në Selhurst Park me katër vjet të tjera. Kuptohet se pagat e tij te Galatasaray do të jenë më të ulëta se sa do të kishte fituar në Ligën Premier ose Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori