LAJMI I FUNDIT:

Wilder para meçit me Ortiz: Nuk brengosem, askush nuk mund të më mundë – Jam më i miri në botë

Wilder para meçit me Ortiz: Nuk brengosem, askush nuk mund të më mundë – Jam më i miri në botë
Foto: boxingscene.com

Deontay Wilder beson fuqishëm te vetja para mbrojtjes së titullit WBC ndaj Luis Ortiz në Brooklyn të SHBA-së.

Amerikani thotë se e shikon boksierin kubanez vetëm si një tjetër kundërshtar numerik drejt përballjes së madhe ndaj Anthony Joshuas.

Nuk munguan edhe momentet qesharake në ceremoninë e matjeve zyrtare (Foto: boxingscene.com)

“E mendoj atë që them, e mendoj atë që ndej dhe jam i gatshëm për këdo. Joshua mezi e thotë emrin tim, unë jam këtu dhe jam i gatshëm për atë”, ka thënë Wilder në konferencën për media.


“Jam më miri në botë. Këtë jam duke e thënë për vite”.

Wilder - Ortiz: Parashikohet fitore e amerikanit, por jo e lehtë
Lexo po ashtu Wilder - Ortiz: Parashikohet fitore e amerikanit, por jo e lehtë

“Lufta ndaj Ortiz është një test i madh, kjo është lufta që fansat kanë qenë duke e pritur dhe unë do t’ia dal”.

Wilder i qet dhe këmbëngulës se do të fitojë (Foto: boxingscene.com)

“Nuk jam i brengosur aspak për Ortizin. Kur e shikoj atë, ai nuk më duket i fuqishëm. E di që ka shkathtësi të mira, ashtu siç gjithë boksierët kubanez. Por, kjo nuk është asgjë për mua dhe i bie atij që të ma dëshmojë të kundërtën”.

“Ai kurrë më parë nuk është përballur me një ‘Bombardues të Artë’, kurrë më parë nuk është përballur me një njëri që ka instinkt vrasës më të madh se timin. Mezi po pres”.

Arsyeja pse Deontay Wilder mban maskë dhe quhet “Bombarduesi i Bronztë” (Foto/Video)
Lexo po ashtu Arsyeja pse Deontay Wilder mban maskë dhe quhet “Bombarduesi i Bronztë” (Foto/Video)

“Pas meçit tim të së shtunës nuk dua që askush të ndryshojë parashikimin për meçin mes meje dhe Joshuas. Unë do të vazhdoj t’i dëshmojë njerëzve se e kishin gabim, ashtu kam bërë gjithmonë. Më pëlqen t’ia dëshmojë njerëzve se kanë gabuar”.

Wilder dhe rripi i titullit gjithmonë shkojnë mirë së bashku (Foto: boxingscene.com)

“Ky është një meç boksi dhe të gjithë e dinë se duhet të besosh. Kam luftuar gjithë jetë sepse njerëzit thoshin se nuk do arrija asgjë. Për shkak besimit te vetja dhe aftësitë e mia, unë vazhdoj të qëndroj në këmbë”.

“Nuk besoj se dikush mund të më mundë”, ka shtuar për fund Wilder.

Disa detaje që duhet të dini për boksierët para meçit

Meçi mes Wilder dhe Ortiz pritet të fillojë rreth orës 04:30 të së dielës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ADWpGTr3PiQ

Në trend Sport

Më shumë
Dy vite pasi ‘injoroi’ ofertën e tyre, top ylli i jep dritën e gjelbër Arsenalit ta transferojë atë

Dy vite pasi ‘injoroi’ ofertën e tyre, top ylli i jep dritën e gjelbër Arsenalit ta transferojë atë

Premier League
Ekziston që 11 vite dhe u krijua nga disa shokë që po pinin në një lokal - kundërshtari i mundshëm i Chelseat në Ligën e Konferencës

Ekziston që 11 vite dhe u krijua nga disa shokë që po pinin në një lokal - kundërshtari i mundshëm i Chelseat në Ligën e Konferencës

Ligat tjera
Klubi i njohur anglez bën thirrje që trajneri i tyre të marrë drejtimin e Anglisë

Klubi i njohur anglez bën thirrje që trajneri i tyre të marrë drejtimin e Anglisë

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

La Liga
Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Serie A
Dy gjigantët evropianë të gatshëm ta transferojnë Rabiotin pas largimit nga Juventusi

Dy gjigantët evropianë të gatshëm ta transferojnë Rabiotin pas largimit nga Juventusi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori