LAJMI I FUNDIT:

Wilder – Ortiz: Parashikohet fitore e amerikanit, por jo e lehtë

Wilder – Ortiz: Parashikohet fitore e amerikanit, por jo e lehtë
Foto: boxingscene.com

Më në fund ka ardhur koha për meçin mes Deontay Wilder dhe Luis Ortiz, i vlefshëm për titullin e kampion të WBC-së për pesha të rënda.

Wilder ka fituar në 39 meçe si profesionit, 38 nga ato i ka fituar me nokaut, kurse kubanezi nga 28 meçe, 24 i ka përfunduar me nokaut.


Amerikani do e mbrojë titullin në këtë rast ndaj boksierit nofka e të cilit është ‘King Kong’, dyshja kishin gjetur marrëveshje që të ndesheshin në vitin 2017, por Ortiz kishte dal pozitiv në testin e dopingut.

Nga sakrifica e një prindi, deri te fama si boksier – Wilder, njeriu që bëri gjithçka për vajzën me aftësi të veçanta
Lexo po ashtu Nga sakrifica e një prindi, deri te fama si boksier – Wilder, njeriu që bëri gjithçka për vajzën me aftësi të veçanta

Ortiz përfaqëson testin më të vështirë në karrierën e Wilder, kubanezi ka goditje të rënda dhe është në formë të mirë për të fituar titullin e parë zyrtar. Por, përkundër kësaj Wilder është favorit.

Përballja e tyre gjatë matjes (Foto: boxingscene.com)

Eksperti i Forbes, Josh Katzowitz, pret një Wilder më të qetë dhe matur në rundat e parë, jo si ai ndaj Bermane Stiverne. Ai beson se Wilder do të fitojë në rundin e shtatë me një nokaut teknik.

Parashikimi i kanatit televiziv amerikan CBS: Wilder do të fitojë në rundin e gjashtë me nokaut.

Arsyeja pse Deontay Wilder mban maskë dhe quhet “Bombarduesi i Bronztë” (Foto/Video)
Lexo po ashtu Arsyeja pse Deontay Wilder mban maskë dhe quhet “Bombarduesi i Bronztë” (Foto/Video)

Parashikimi i shumicës së ekspertëve të ESPN: Wilder do të fitojë me nokaut, pjesa më e madhe e tyre mendojnë mes rundit të gjashtë dhe tetë.

Disa detaje që duhet të dini për boksierët para meçit

Boksierët si Dillian Whyte, Tony Bellew e Dave Allen, besojnë se Wilder do të fitojë në fund, por nuk do ta ketë aspak lehtë.

Ndeshja prite të fillojë rreth orës 04:30 të së dielës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Kalo në kategori