LAJMI I FUNDIT:

Werderi përpilon listën për të gjetur zëvendësuesin e Rashicës, aty bënë pjesë edhe ylli i Kosovës

Werderi përpilon listën për të gjetur zëvendësuesin e Rashicës, aty bënë pjesë edhe ylli i Kosovës

Milot Rashica pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Werder Bremen.

Mediat gjermane e kanë bërë fakt të kryer transferimin e kosovarit në RB Leipzig për një shumë prej 40 milionë euro.


Werder Bremen qysh tani ka menduar të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e Rashicës.

Mediat gjermane kanë publikuar emrat e shtatë futbollistëve që janë në listën e Bremen, ku njëri nga ta do të jetë zëvendësues i Milotit.

Në këtë listë kryesisht janë futbollist të ri dhe të talentuar që i pret një ardhme e ndritur.

Pjesë e kësaj liste të Werderit është edhe bashkëkombësi i Rashicës, Edon Zhegrova.

21-vjeçari ka qenë i huazuar për një vit e gjysmë te Baseli, por klubi zviceran nuk e ka aktivizuar klauzolën për blerjen përfundimtare nga Genk për 3,5 milionë euro.

Werder e sheh Zhegrovën si futbollistin ideal për ta zëvendësuar Milotin në krahun e djathtë të sulmit të tyre.

Por pas paraqitjeve të mira me Baselin, vështirë se Genk do ta lejoj largimin e Edonit pa pesë milionë euro.

Futbollistët tjerë që janë pjesë e kësaj liste janë edhe Michel Vlap (Anderlecht), Amadou Ciss (Fortuna Sittard), Mats Koehlert (Willem II), Didier Lamkel Ze (Royal Antwerp), Chidera Ejuke (Heerenveen) dhe Jack Harrison (Manchester City). /Telegrafi/

Lista e lojtarëve të Werder për ta zëvendësuar Rashicën:

Amadou Ciss (Fortuna Sittard)
Chidera Ejuke (SC Heerenveen)
Didier Lamkel Ze (Royal Antwerp FC)
Edon Zhegrova (Genk)
Jack Harrison (Manchester City)
Mats Koehlert (Willem II)
Michel Vlap (RSC Anderlecht)

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori