Ronaldo e ka filluar sezonin në mënyrë të shkëlqyeshme me 24 gola të shënuar në të gjitha garat, 10 më shumë se argjentinasi, i cili së fundi pësoi një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushe për dy muaj.

Dyshja janë kandidatë kryesorë për të fituar FIFA Topin e Artë, të cilin Messi e ka fituar në katër vitet e kaluara, por menaxheri i Arsenalit pret Ronaldo ta fitojë atë këtë vit.


“Është vështirë të jepet një përgjigje, Messi ishte në krye deri tash por vitin e kaluar, ndoshta Ronaldo është në front, ai është shumë atletik”, ka thënë Wenger gjatë një seance pyetje dhe përgjigje në Twitter. /Telegrafi/

telegrafi sport app