Wenger: Ndaj Monacos, 50/50

“Shpirti ekziston dhe ne duam ta ruajmë atë si një bazë të fuqishme, ekipi është ngritur një nivel dhe ne e shohim këtë brenda rezultateve”.
“Gjashtëmbëdhjetëshja e fundit ka qenë super e vështirë në vitet e fundit. Kjo është një ndeshje 50/50”,
ka thënë Wenger, transmeton Telegrafi.
“Ne e dimë se Monaco është shumë e ngjeshur në mbrojtje – ata nuk kanë pranuar gol në fazën e grupeve kundër ekipeve të mira. Sigurisht do të jetë sfidë e komplikuar, por një që mund të fitohet”.
“Vërtet është 50/50 pasi Monaco është në pozitë të ngjashme me tonën. Ata rikthehen në një pozitë të mirë në ligë dhe niveli i vetëbesimit të tyre është i lartë”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































