LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Guardiola nuk është shumë special  

Wenger: Guardiola nuk është shumë special  
Wenger Guardiola (Getty Images)

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk ka thënë fjalët më të mira për homologun e tij nga Manchester City, Pep Guardiolan.

Arsenali do të ballafaqohet me Manchester Cityn të dielën nga ora 17:30 në finalen e Carabao Cup, e cila zhvillohet në stadiumin Wembley.


Shumë media, por edhe njohës të futbollit e shohin Cityn si favoritë shkaku i skuadrës së fortë, por Arsenali nuk do të dorëzohet lehtë.

Arsenal - Man City, formacioni më i mirë i kombinuar i finales së Carabao Cup (Foto)
Lexo po ashtu Arsenal - Man City, formacioni më i mirë i kombinuar i finales së Carabao Cup (Foto)

Kjo ndeshje është edhe përballje mes trajnerëve Wenger dhe Guardiola, por trajneri francez ka minimizuar punën e spanjollit, duke thënë se tani më shumë kanë rëndësi futbollistët sesa menaxherët.

Wenger duke u përshëndetur me Guardiolan në përballjen e fundit (Getty Images)

“Jo. Sepse shikoni në Barcelonë, ata janë ende ekipi më i mirë në Evropë”, ka thënë fillimisht Wenger kur u pyet se a e ka ndryshuar Guardiola futbollin.

“Ju duhet të pranoni se loja moderne ka ndryshuar, me rekrutimin e lojtarëve më të mirë nga një numër i vogël klubesh”.

Guardiola ia kthen Nevillet: Ke qenë vet trajner, duhet ta kuptosh se puna ime është serioze
Lexo po ashtu Guardiola ia kthen Nevillet: Ke qenë vet trajner, duhet ta kuptosh se puna ime është serioze

“Si menaxherë, ndoshta mund ta japim filozofinë tonë në ekipet tona”.

“Por, kjo lojë tani i përket lojtarëve, rëndësia e tyre është bërë më e madhe se kurrë më parë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori