Arsenali mbrëmë pësoi disfatë 2-0 në udhëtimin te Braga, andaj ekipi nga Londra do të duhet në rundin e fundit të fitojë ndaj Partizanit, për ta siguruar kualifikimin në 16-shen më të mirë të Ligës së Kampionëve.

"Gjyqtarët e pestë janë të panevojshëm. Emanuel Eboue u falua në gjashtëmbëdhjetëmetërsh, kjo ishte penalti, por gjyqtarët nuk e panë atë. Çfarë bëjnë ata? Si ia lehtësojnë punën gjyqtarit kryesor?", ka thënë Wenger.


Edhe më e keqe se disfata për Arsenalin ishte edhe dëmtimi i dy mesfushorëve, Cesc Fabregas dhe Emmanuel Eboue. /Telegrafi/

telegrafi sport app