Weidenfellen: Disfata nga Arsenali, e padrejtë

“Është ca e padrejtë. Por ne kishim pak fat në Londër dhe sot u ndëshkuam. Ne u adaptuam shpejt në ndeshje dhe kishim mundësi të shkëlqyeshme. Por na mungoi vendosmëria në momentet vendimtare”.
“Ne nuk ishim mjaft energjik dhe gjithmonë u përpoqëm të luajmë bukur dhe ndoshta të bëjmë pasime të tjera dhe një tjetër pasim pas tij”.
“Ne humbëm pikë të rëndësishme. Grupi F është krejtësisht i hapur. Ne duhet të fitojmë ndaj Napolit dhe më e mira do të ishte të fitojmë me dy gola”, ka thënë portieri gjerman për ZDF. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/11/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































