Pasi është parë duke xhiruar klipin e tij të ri, The Weeknd ka konfirmuar se produkti i tij i ardhshëm muzikor është në fazën e mjeshtrimit.

Në Instagram, këngëtari i XO postoi gjashtë video pa zë që e shfaqin artistin në studio duke kënduar, duke tymosur dhe duke lexuar telefonin.

“Duke mjeshtruar”, ka shkruar këngëtari.

Abel Tesfaye ka lansuar projektin e tij debutues “Kiss Land’ në vitin 2013 dhe arriti të katapultohet si një prej artistëve më të kërkuar.

Albumi mund të arrijë brenda javëve të ardhshme, kurse vet The Weeknd do të performojë në Coachella më 13 dhe 20 prill.;

Aludimet për një album kanë arritur muaj më parë kur Travis Scott konfirmoi se tashmë ishte punë e kryer.

mastering

A post shared by The Weeknd (@theweeknd) on Mar 22, 2018 at 9:20pm PDT

“Albumi i ri ti Abelit është i frikshëm. Është sikurse kur e kam dëgjuar për herë të parë”, u shpreh Scott.

The Weekend së fundmi është parë duke xhiruar klipin e tij të ri në Taft të Califit në veriperëndim të Kalifornisë. /Telegrafi/