LAJMI I FUNDIT:

The Weeknd dhuron një milion dollarë për Etiopinë

The Weeknd dhuron një milion dollarë për Etiopinë
The Weeknd (Foto: Getty Images)

Artisti i popullarizuar kanadez, The Weeknd, ka treguar edhe këtë herë anën e tij humane.

Ai njoftoi të dielën se do të dhuronte një milion dollarë për të ndihmuar Etiopinë, ku si pasojë e një konflikti të vazhdueshëm mes qeverisë dhe rajonit Tigray ka rezultuar në mijëra vdekje dhe ka bërë që shumë njerëz të largohen nga vendi i tyre.


“Zemra ime thyhet për njerëzit e mi të Etiopisë ndërsa banorët e pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe fshatra të tërë po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi”, shkroi Abel Tesfaye, djali i lindur në Toronto i dy emigrantëve etiopanë.

View this post on Instagram

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)

“Unë do të dhuroj një milion dollarë për të siguruar dy milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar të bëni të njëjtën gjë”, ka shkruar ai.

Kjo nuk është hera e parë kur The Weeknd shfaq anën e tij humane, pasi ndihmoi edhe në luftën kundër COVID-19.

View this post on Instagram

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)

Në qershor të vitit 2020, ylli kanadez po ashtu dhuroi një milion dollarë në ndihmë kundër coronavirusit.

Dy muaj më vonë, Tesfaye gjithashtu dha 300 mijë dollarë për një fond duke ndihmuar të prekurit nga shpërthimi në Bejrut, Liban. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)