LAJMI I FUNDIT:

Weah: Ronaldo nuk është më i miri në botë

Weah: Ronaldo nuk është më i miri në botë

Ish-sulmuesi i Milanit, George Weah ka këmbëngul se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk është lojtari më i mirë në botë.

Legjenda e Rossonerëve ndau mendimet e tij mbi garën për titull në Serie A në një intervistë me mediumin La Gazzetta dello Sport.


Megjithatë, pjesa që u cilësua kryesore ishte ajo kur Weah deklaroi se Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në botë, por puna e tij e ka bërë kaq të fortë.

Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

“Ronaldo është gjithashtu dëshmi se si ndërthurja e punës së palodhur dhe pasionit mund të sjellë rezultate të papritura”, ka thënë fillimisht Weah.

“Ai nuk është më i miri në botë, por stërvitet aq shumë që të bëhet më i miri”.

“Unë jam një tifoz i Ronaldos sepse ai qëndroi i përulur dhe ai fitoi gjithçka që arriti. Ai luftoi për të arritur këtu ku është tani”, përfundoi afrikani. /Telegrafi/