LAJMI I FUNDIT:

Wanda Nara thotë se Mauro Icardi refuzon të kryejë marrëdhënie me të nëse PSG nuk fiton

Wanda Nara thotë se Mauro Icardi refuzon të kryejë marrëdhënie me të nëse PSG nuk fiton

Wanda Nara ka pranuar në mënyrë tronditëse se sulmuesi dhe bashkëshorti i saj, i cili luan për Paris Saint-Germain, Mauro Icardi refuzon seksin me të nëse skuadra e tij humbet.

Icardi, 27 vjeç, kaloi sezonin e kaluar në huazim në kryeqytetin francez përpara se të bënte kalimin e tij të bujshëm nga Interi në PSG për një blerje e cila kushtoi rreth 54 milionë funte (58.1 milionë euro).


Ish-kapiteni i Interit bëri 34 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi 20 herë dhe regjistroi katër asistime ndërsa PSG përfundoi duke fituar tri trofe brenda Francës, shkruan SportBible.

Mauro Emanuel Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Bosi i Interit, Antonio Conte, argumentoi që futbollistët duhet të përpiqen të harxhojnë sa më pak energji gjatë seksit.

Kur Wanda u pyet për pretendimet e ish-trajneri të Juventusit, bukuroshja argjentinase 33-vjeçare u hap në lidhje me zhgënjimet e burrit të saj kur PSG humbi një ndeshje.

Modelja dhe prezantuesja televizive i tha revistës italiane ‘Repubblica delle Donne’: “Unë nuk di çfarë të them.

“Ai duhet ta provojë para një ndeshje, por Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë para një ndeshje”, shtoi ajo.

“Ai e bën vetëm pastaj dhe atë nëse ndeshja shkon mirë. Nëse nuk shkon mirë, ai as nuk dëshiron të më shikojë”, ka thënë Wanda Nara.

Icardi nuk u paraqit në ndeshjen e parë të sezonit të PSG-së në ligë pasi thuhet se doli pozitiv për coronavirus së bashku me shokët e tjerë të skuadrës Marquinhos dhe Keylor Navas.

Mauro Emanuel Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Wanda është bërë një figurë e diskutueshme pasi ajo u nda me ish-shokun e skuadrës së Icardit, Maxi Lopez për t’u lidhur më pas sulmuesin e PSG-së.

Lopez, 36 vjeç, ka akuzuar më parë bukuroshen bionde se e tradhtoi atë ndërsa ishin të martuar.

Sidoqoftë, Wanda i ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendoi se marrëdhënia e saj me Icardit nuk filloi derisa u kthye në Argjentinë.

Mauro Emanuel Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“E lashë Maxi Lopez dhe u ktheva në Argjentinë”, tha ajo.

“Kjo është kur fillova një lidhje me Mauron. Kam pasur tre fëmijë dhe nuk ishte e lehtë të kthehesha në Argjentinë dhe të filloja nga e para”, deklaroi ajo.

Mauro Emanuel Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Të kisha gjetur dikë si Mauro, i cili është i ri, ishte shumë i rëndësishëm për mua. Nuk ishte vetëm një zgjedhje për mua, unë e zgjodha atë sepse ai tashmë i donte fëmijët e mi”, kishte thënë Wanda Nara.

Lopez që nga ajo kohë ka pohuar se ai e ka hequr mënjanë rivalitetin e tij me Icardin duke sugjeruar se ai e ka falur atë për pretendimin e ‘vjedhjes së gruas së tij’. /Telegrafi/

Wanda Nara dhe Mauro Icardi (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori