Wanda Nara ka përsëritur se Mauro Icardi planifikon të qëndrojë në Inter për të paktën edhe një sezon tjetër.

Spekulimet po rriten disa ditës për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, ndërsa trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, dëshiron të zëvendësojë Icardin me sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku ose atë të Romës, Edin Dzeko.

Megjithatë, gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda ka folur për mediat dhe ka treguar se sulmuesi dëshiron të mbetet te Interi.

Formacioni i mundshëm i Interit me Conten trajner - katër transferime, largohet Icardi Formacioni i mundshëm i Interit me Conten trajner - katër transferime, largohet Icardi

“Ai ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij”.

“Synimi i tij është të qëndrojë me Interin për të paktën një sezon tjetër”, ka thënë Wanda për TyC Sport.

Icardi sulmon mediat në lidhje me lajmin për marrëveshjen me Juventusin: Dua të vazhdoj me Interin, është familja ime    Icardi sulmon mediat në lidhje me lajmin për marrëveshjen me Juventusin: Dua të vazhdoj me Interin, është familja ime   

Argjentinasi shënoi 17 gola për Interin këtë sezon, por sezoni i tij u ndërpre nga problemet jashtë fushe pasi humbi shiritin e kapitenit dhe mungoi për gjashtë javë shkaku i një lëndimi.

Sidoqoftë, Sport Mediaset raporton se lojtari do të refuzojë çdo ofertë që do të vijë për të gjatë kësaj vere. /Telegrafi/