LAJMI I FUNDIT:

Walker për përballjen me Mbappen: Nuk është ndeshje tenisi vetëm unë kundër tij, do të jetë për jetë e vdekje

Walker për përballjen me Mbappen: Nuk është ndeshje tenisi vetëm unë kundër tij, do të jetë për jetë e vdekje

Anglia kundër Francës pritet të jetë një nga ndeshjet më emocionuese të Katar 2022. “Tre Luanët” të etur për një sukses që e presin prej shumë dekadash, ndërsa nga ana tjetër, “Gjelat” duan të mbrojnë titullin e fituar para katër viteve në Rusi.

Të dyja skuadrat kanë futbollistë të nivelit më të lartë ndërsa një nga përballjet që pritet me më shumë padurim është ajo mes Kylian Mbappe dhe Kyle Walker.

Ky i fundit ishte në konferencë për shtyp, ku foli për përballjen, ndërsa theksoi se nuk do ta presin me tapet të kuq yllin francez.

“Po flasim për një ndeshje ku luan Anglia me Francën dhe jo Anglia kundër Mbappe. Sigurisht ne e respektojmë Mbappe, por unë nuk do t’i shtroj atij tapetin e kuq dhe ta lejoj të shënoj me lehtësi”.

“Është një ndeshje për jetë a vdekje pasi nëse humbasim, kthehemi në shtëpi. Do të mundohem ta ndal Mbappe, kjo është më e lehtë për t’u thënë se sa për t’u bërë, por unë nuk i nënvlerësoj aspak kualitetet e mia”.

“Jam përballur me shumë lojtarë në të kaluarën time. Ai meriton respekt, por asnjë lojtar nuk mund ta bëjë i vetëm ekipin. Këtu nuk po flasim për tenis, por për futboll”, ka thënë Walker.

Mbappe është golashënuesi më i mirë në këtë Kampionat Botëror me pesë gola të shënuar teksa ia ka dalë me sukses të udhëheqë Francën deri në çerekfinale.

Ndeshja mes Anglisë dhe Francës zhvillohet me datën 10 dhjetor./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori