LAJMI I FUNDIT:

Walcott flet si lojtar i Evertonit: Do të angazhohem që klubi të ngritet në një nivel tjetër (Video)

Walcott flet si lojtar i Evertonit: Do të angazhohem që klubi të ngritet në një nivel tjetër (Video)
(Foto: Everton FC)

Theo Walcott ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Evertoni, ku e ka kompletuar transferimin gjatë ditës së mërkurë.

Për anësorin anglez, Arsenali do të përfitojë 20 milionë funte (22.6 milionë euro), ndërsa 28-vjeçari ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë me klubin e ri.


Pasi u bë lojtar i klubit nga qyteti i Liverpulit, Theo ka dhënë një video-intervistë për faqen zyrtare të klubit të ri.

“Jam shumë ambicioz dhe kam ardhur këtu, sepse dua që klubi të ngritet në një nivel tjetër. Ndërsa me lojtarët që kanë ardhur, mendoj se niveli tjetër mund të arrihet”.

(Foto: Twitter/Everton)

“Jam shumë i entuziazmuar që do ta filloj një kapitull të ri dhe mendoj se ky është vendi i duhur ku duhej të isha”.

“Menaxheri është shumë ambicioz dhe mendoj se klubi po shkon në drejtimin e duhur. Evertoni është një klub me histori të madhe”.

Evertoni kompleton transferimin e Theo Walcottit
Lexo po ashtu Evertoni kompleton transferimin e Theo Walcottit

“Tifozët janë gjithmonë pasionantë, janë të shkëlqyer dhe unë gjithmonë e kam pasur të vështirë të luaja këtu”.

“Vërtet besoj se do ta jap më të mirën, gjë që e kam bërë gjithmonë dhe ky vend do të marrë shumë më tepër nga unë”, ka deklaruar Walcott për faqen zyrtare të klubit.

(Foto: Twitter/Everton)

Te klubi i ri, anësori anglez do ta bartë fanellën me numrin 11. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori