LAJMI I FUNDIT:

Wagner ia dërgoi ‘trupin’ e pajetë të bashkëshortit me arkivol – rusja shumë shpejt e kuptoi se po e gënjenin dhe se burrin e kishte gjallë

Wagner ia dërgoi ‘trupin’ e pajetë të bashkëshortit me arkivol – rusja shumë shpejt e kuptoi se po e gënjenin dhe se burrin e kishte gjallë

Një media opozitare ruse raporton se autoritetet vendore e kanë gënjyer një grua se burri i saj është vrarë në Ukrainë.

TV Dozhd raporton se gruaja mori arkivolin e vulosur të bashkëshortit të saj që luftoi si mercenarë i Wagnerit.


Përkatësisht, bashkëshorti i saj ishte duke vuajtur dënimin për një vrasje. Në vjeshtë, ai ndaloi së komunikuari me të dhe ajo shpejt zbuloi se burri kishte shkuar në luftë.

Ajo nuk beson se ai u largua vullnetarisht – sipas saj, Ukraina nuk ishte një vend “fashist” për të dhe shpesh shkonte për t’i vizituar të afërmit e tij.

U mbajt një funeral dhe shpejt më pas ajo zbuloi se ishte në të vërtetë gjallë dhe se ishte në një burg në shtetin ukrainas, raporton skynews.

Ajo mori një telefonatë nga një numër ukrainas dhe një burrë që u prezantua si oficer i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) i tha se burri i saj ishte gjallë dhe se gjendet prapa grilave në Ukrainë.

“Ata thanë se nuk ka nevojë të hapet arkivoli, sepse para se një njeri të dërgohet në luftë, merret ADN-ja dhe kur gjenden kufomat, bëhen analizat. Wagner më garanuan se ai është në arkivol”, tha ajo.

Komanda ushtarake e Ukrainës u përgjigj se burri i saj po trajtohej si i plagosur dhe i kapur rrob, por ata nuk thanë asgjë më shumë.

Media pretendon se kjo histori nuk është e vetmja dhe se përfaqësuesit e Wagnerit kanë frikësuar familjarët e “të ndjerit” që të mos kontrollojnë arkivolet e vulosura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori