LAJMI I FUNDIT:

VV me dy deputetë të rinj në Kuvend

VV me dy deputetë të rinj në Kuvend

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të ndryshojë si pasojë e rezultateve që solli balotazhi i zhvilluar dje në komunat e Kamenicës dhe Prizrenit.

Deputeti Qëndron Kastrati është zgjedhur dje kryetar i Komunës së Kamenicës duke e mundur në garën e balotazhit rivalin e tij nga LDK, Shaip Surdulli.


Kësisoj, Kastratit i duhet ta lë ulësen e tij në Kuvend ndërsa nga kjo lëvizje do të përfitojë Shemsi Syla i cili është i pari në listën e pritje nga lista e kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Në ato zgjedhje, përcjell kallxo.com, Shemsi Syla kishte fituar 6,478 vota.

Afër për ta fituar një ulëse është edhe kandidati tjetër 9 Vetëvendosjes, Sali Zyba i cili më 11 qershor kishte fituar 5,983 vota.

Zyba duhet ta presë rezultatin e komunës së Prizrenit.

Sipas rezultateve të votave të rregullta të publikuara mbrëmë nga KQZ, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka qëndron para rivalit të tij nga PDK, Shaqir Totaj për 329 vota.

Konfirmimi i rezultatit për këtë komunë pritet të bëhet pasi të numërohen fletëvotimet me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe fletëvotimet e ardhura përmes postës.

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori