LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq për Kosovën: Të mos kërkojmë ta kthejmë atë që e kemi humbur shumë kohë më parë

Vuçiq për Kosovën: Të mos kërkojmë ta kthejmë atë që e kemi humbur shumë kohë më parë

Presidenti i Serbisë, Akleksandar Vuçiq, ka thënë se u ka bërë thirrje qytetarëve në Serbi për një dialog të brendshëm rreth Kosovës, në mënyrë që këtë të mos ua lënë gjeneratave të ardhshme.

“Është koha që të mos futemi si struci nën rërë por të përpiqemi të jemi realistë, që mos t’i japim dikujt atë që kemi dhe të mos kërkojmë diçka që e kemi humbur kohë më parë”, ka shkruar Vuçiq në një artikull autorial për “Blic” të Serbisë, përcjell Telegrafi.


“Pas këtyre gjithë viteve që merrem me politikë në këto hapësira, unë këtë përgjigje e di shumë mirë. Që nga e ashtuquajtura Lidhja e Prizrenit më 1878 ne serbët nuk kemi dashur të jemi mjaftueshëm të ndërgjegjshëm sa duhet që të kuptojmë forcën dhe dëshirën e shqiptarëve”.

Nga ana tjetër, siç ka thënë Vuçiq, gabimi shqiptar, dhe ky i madh, tregon mungesën e të kuptuarit të interesave shtetërore dhe kombëtare të serbëve dhe vlerësimi i tyre.

“Nuk është Serbia për tu nënvlerësuar, me gjithë faktin se shqiptarët, në realizimin e ideve të tyre kombëtare kanë mbështetje të fuqishme të vendeve perëndimore. Serbia e sotme nuk është e dobët si dikur, por ajo as nuk duhet të ishte edhe arrogante si siç ishte jo rrallë herë”, ka thënë ndër tjerash presidenti serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori