LAJMI I FUNDIT:

“Vuajtja jonë mbetet njëlloj”: Reagimet e grave boshnjake për dënimin e Ratko Mlladiqit

“Vuajtja jonë mbetet njëlloj”: Reagimet e grave boshnjake për dënimin e Ratko Mlladiqit

Nëna të burrave dhe djemve të masakruar gjatë gjenocidit në Srebrenicë ndoqën dënimin me burgim të përjetshëm të gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Familjarë që humbën të dashurit e tyre në masakrën e Srebrenicës thanë se nuk mund të gjendet një dënim i përshtatshëm për ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mladiq, i cili u dënua me burgim të përjetshëm, nën akuzat për gjenocid në Luftën e Bosnjës, por ata shtuan se drejtësia u vu në vend.

Momenti kur Ratko Mlladiq përjashtohet nga salla e gjyqit (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Ratko Mlladiq përjashtohet nga salla e gjyqit (Video)

Vasva Smajloviç 74 vjeçe, e cila humbi burrin dhe dhëndrin në masakrën e Srebrenicës, tha se asnjë dënim për Mlladiqin nuk do ta lehtësonte dhimbjen e saj.

Ajo tha mes lotësh, ndërsa ndiqte transmetimin e drejtpërdrejtë të vendimit për dënimin e Malldiqit, se ka humbur më shumë se 50 anëtarë të familjes së zgjeruar në masakër.

“Çfarëdo vendime të merrej, vuajtja jonë mbetet njëlloj. Nuk di nëse vendimi për burgim të përjetshëm do të më bënte të ndjehem më mirë”, tha Vasva.

Por kunata e saj tha se me këtë vendim, u vu në vend drejtësia.

Dikush e quan edhe hero: Reagimet e para të politikanëve serbë, pas dënimit me burg të përjetshëm të Ratko Mladiq
Lexo po ashtu Dikush e quan edhe hero: Reagimet e para të politikanëve serbë, pas dënimit me burg të përjetshëm të Ratko Mladiq

Bida Smajloviq, e cila e pa për herë të fundit të shoqin në korrik të vitit 1995, kur vraponte nëpër pyll, ndërsa përpiqej të largohej nga Srebrenica, tha se nuk ka asgjë që të mund ta kompensojë dhimbjen e saj. Eshtrat e të shoqit u gjetën më vonë në një varr masiv dhe u varrosën në vitin 2005.

“Ata që ikën nuk kthehen më. Mlladiqi nuk do të ndjente asgjë, për çdo dënim. Ai nuk e ndjen dhimbjen tonë. Por të paktën u vu në vend drejtësia”, thotë ajo.

Burrat dhe familjarët e grave boshnjake u vranë kur forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e gjeneralit Mladiq, morën kontrollin e rajonit të Srebrenicës që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, në 11 korrik të vitit 1995.

Ata i ndanë gratë nga burrat dhe masakruan rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë brenda vetëm disa ditësh.

Kjo ishte masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi i Tribunalit të Hagës: Ratko Mladiq dënohet me burg të përjetshëm
Lexo po ashtu Vendimi i Tribunalit të Hagës: Ratko Mladiq dënohet me burg të përjetshëm

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish- Jugosllavinë e shpalli fajtor Ratko Mladiqin për 10 akuza për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rregullores së luftës, mes tyre edhe për gjenocid në Srebrenicë.

Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e gjenocidit në 6 distrikte të tjera.

Por ndërsa gratë myslimane ndiqnin transmetimin e seancës për dënimin e Ratko Mlladiqit nga shtëpitë e tyre dhe nga qendra e memorialeve për viktimat e masakrës në Potocar, në Srebrenicë dhe në qytetin pranë Bratunac, u panë fotografi të Malldiqit dhe disa parulla ku shkruhej: “Ti je heroi ynë”.

Në Srebrenicë serbët e pyetur, nuk deshën të komentonin për dënimin.

Serbët e Bosnjës e shohin Ratko Mladiqin si heroin dhe mbrojtësin e tyre.

Polarizimi i thellë mes tyre dhe fqinjëve myslimanë boshnjakë lidhur me temën e luftës, tregon se procesi i pajtimit në Bosnjë ka qenë tepër i ngadalshëm. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori