LAJMI I FUNDIT:

Dikush e quan edhe hero: Reagimet e para të politikanëve serbë, pas dënimit me burg të përjetshëm të Ratko Mladiq

Dikush e quan edhe hero: Reagimet e para të politikanëve serbë, pas dënimit me burg të përjetshëm të Ratko Mladiq

Me rastin e vendimit të Gjykatës së Hagës sipas të cilit Ratko Mladiç u dënua me burgim të përjetshëm dhe u gjet fajtor për 11 akuza, kanë reaguar ndër të tjera edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë reaguar edhe udhëheqësi i radikalëve Vojislav Sheshel, si dhe lideri i lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq.

“Unë jam President dhe si President i Serbisë më duket se nuk kam të drejtë për të interpretuar atë gjykim. Por, e di se sa emocione janë trazuar në të gjithë rajonin. Unë dua tu them të gjithëve se Serbia nderon viktimat e saj, dhe për këtë ne do të duhet të brengosemi”, ka thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.

“Kjo është një thirrje për të gjithë qytetarët e Serbisë se që nga sot të fillojmë të shikojmë të ardhmen dhe të fillojmë për të parë se si të jetojnë fëmijët tanë, për të ruajtur paqen në rajon, duke hapur më shumë fabrika, e jo për të nxjerrim lotët e së kaluarës”, ka shtuar tutje Vuçiq.

Ndërkaq lideri i radikalëve, Vojislav Sheshel, ka vlerësuar se vendimi për Ratko Mladiq ka qenë politik.

“Vendimi është politik dhe është i drejtuar kundër popullit serb që morën pjesë në luftë, dhe disi kundër Serbisë, dhe më së shumti kundër Republikës Serbe”.

Përveç këtyre, ka reaguar edhe lideri i lëvizjes opozitare Dveri, Boshko Obradoviq, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se kundërshton vendimin e Tribunalit të Hagës duke e vlerësuar si të padrejtë, të paligjshëm dhe anti-serb dhe shtoi se për të, Ratko Mladiç është një hero.

“Sa më përket mua, Ratko Mladiç dhe Radovan Karaxhiç duhet të jenë në faqet e para të teksteve shkollore sepse janë themeluesit e Republikës Serbe. Aktgjykimi i Tribunalit të Hagës as që më intereson”, citohet të ketë thënë Obradoviq, duke shtuar se Tribunali është “krah i zgjatur” i NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori