LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Shkodër, reagon Alibeaj: Bashkëpunimi i politikës me bandat ka vrarë shtetin

Vrasja në Shkodër, reagon Alibeaj: Bashkëpunimi i politikës me bandat ka vrarë shtetin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar sot për vrasjen e Naim Bajrit në Shkodër, teksa akuzon qeverinë se nuk arrin të mbrojë dot qytetarët të cilët vazhdojnë të terrorizohen nga krimi. 

Në një postim në Facebook, Alibeajt u shpreh se marrëdhëniet mes politikës dhe bandave janë aq të ngushta, “saqë është e vështirë të kuptosh ku nis shteti dhe ku nis banda”.


Ai shtoi gjithashtu se këto marrëdhënie të ngushta kanë vrarë shtetin.

Më tej, Alibeaj flet edhe për kreun e PD, Sali Berisha, teksa thekson se “jo rastësisht dizenjimi non grata identifikoi se kush ishin grupet e strukturuara kriminale të përfshira në politikë dhe që blinin e grabisnin vota, që Edi Rama dhe banda e tij e Rilindjes të merrte e të mbante pushtetin e inkriminuar”.

Atentat në qendër të Shkodrës, një i vrarë dhe një i plagosur
Lexo po ashtu Atentat në qendër të Shkodrës, një i vrarë dhe një i plagosur

Reagimi i plotë i Alibeajt:

Pushka krisi prapë e krimi vazhdon i patrazuar të terrorizojë shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria. E kjo histori që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Shqiptarëve u kujtohet se si kur shpërthenin minat nëpër makina dhe kur vriteshin qytetarë në rrugë nga bandat, Edi Rama lante duart si Ponz Pilati.

Sot dëshmitarët po flasin dhe po u tregojnë shqiptarëve, dhe më e rëndësishmja drejtësisë, lidhjen e ngushtë simbiotike të qeverisë me krimin e organizuar dhe që vazhdojnë të jenë në aleancë sëbashku.

Një marrëdhënie e ngushtë saqë është e vështirë të kuptosh ku nis shteti dhe ku nis banda! Një bashkëpunim perfekt që ka shkatërruar themelet e demokracisë dhe ka vrarë shtetin!

Jo rastësisht krimi i organizuar ka gjetur strehën e tij në këtë mazhorancë dhe në këtë qeveri për këto 8 vite e më shumë. Jo rastësisht dekriminalizimi prodhoi “heronjtë” e tij nga kjo mazhorancë.

Jo rastësisht dizenjimi non grata identifikoi se kush ishin grupet e strukturuara kriminale të përfshira në politikë dhe që blinin e grabisnin vota, që Edi Rama dhe banda e tij e Rilindjes të merrte e të mbante pushtetin e inkriminuar.

Shqipëria nuk ka përse të kalbet nga krimi i organizuar që bashkëjeton me politikën. Shqiptarët nuk kanë përse të jenë pengjet e një kryeministri që ortakërinë dhe besnikërinë e ka me grupet kriminale dhe jo me qytetarët.
E vetmja rrugë për të shpëtuar është që drejtësia ti shkojë kësaj skeme deri në fund. Duke dënuar të pushtetshmit pa të cilët krimi nuk do të depërtonte kaq shumë në jetët tona.

Nuk ka rrugë tjetër që ky vend të kthehet në shinat e ligjshmërisë, sigurisë dhe demokracisë.

Sa më shumë qëndron Edi Rama me strukturën e tij kriminale në krye të pushtetit që e ka lënë peng tek bandat që i dhanë pushtetin, aq më shumë pushka do të krisë, aq më shumë do të ndëshkohen shqiptarët, aq më shumë do të vriten mes tyre shqiptarët, aq më shumë do të vuajnë shqiptarët, dhe do të ikin nga ky vend që nuk ofron as siguri e as demokraci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori