LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 26 vjeçarit në Mitrovicë, policia gjen pushkë e substancë narkotike në një lokacion ku dyshohej se ishte i dyshuari

Vrasja e 26 vjeçarit në Mitrovicë, policia gjen pushkë e substancë narkotike në një lokacion ku dyshohej se ishte i dyshuari
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen e të riut nga Mitrovica që ndodhi të shtunën.

Është raportuar se viktima dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati.


Në raportin 24 orësh, policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë rreth orës 00:10.

Vrasja në Mitrovicë, viktima ishte 26 vjeçar - Policia në kërkim të dy personave
Lexo po ashtu Vrasja në Mitrovicë, viktima ishte 26 vjeçar - Policia në kërkim të dy personave

“Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani”, thuhet në raport.

Policia tutje ka shtuar se gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori