LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i Berlinit ishte strehuar te një serb që rekrutonte luftëtarë të rinj në ISIS (Foto)

Vrasësi i Berlinit ishte strehuar te një serb që rekrutonte luftëtarë të rinj në ISIS (Foto)

Policia gjermane ka njoftuar se vrasësi në Berlin për një kohë kishte jetuar te serbi Boban S. 36-vjeç nga Gjermania i, cili ka qenë i angazhuar për rekrutimin e xhihadistëve tw rinj për në ISIS.

Dyshohet se Boban S, mund të jetë i përzier në sulmin terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, transmeton Telegrafi.

Mediat gjermane duke cituar burime brenda policisë, raportojnë se vrasësi i Berlinit, është një tunizian i quajtur Anis Amri i cili për një kohë kishte jetuar te Boban S, i cili asokohe rekrutonte xhihadistë në Dortmund.

Boban S është arrestuar në nëntor, kur edhe kishte pranuar se është anëtarë i organizatës terroriste Shteti Islamik.

SueDeutsche Zeitung, raporton se i dyshuari  kishte shkuar hapave të predikuesit salafist Ebu Vale, i cili ishte arrestuar së bashku me Boban S.

Kur ishte regjistruar në organizatën terroriste, Boban S, ka qenë i angazhuar që rekrutëve të rinj “t’ua mësojë gjuhën arabe dhe normat radikale”.

Policia për një kohë të gjatë e kishin mbajtur nën vëzhgim Boban S nga Dortmundi. Qysh në gusht i është policia kishte bastisur apartamentin e burrit që sipas medieve raportohet të jetë “një serb nga Gjermania”, i cili ka pasaportat e të dy vendeve.

Ende nuk dihet nëse ai ka lindur në Gjermani apo Serbi, por dy njësite të policisë gjermane e kishin arrestuar më 8 nëntor gjatë një operacioni të madh kundër personave që ndihmonin Shtetin Islamik në Gjermani, transmeton Telegrafi.

Boban S, së bashku me katër persona tjetër, kishte rekrutuar të rinj të cilët gjithashtu i kishte ndihmuar të shkojnë në Siri apo Irak, ku i janë bashkuar xhihadistëve tjerë, shkruan “Deutsche Welle”.

Tuniziani ka qenë i lidhur me rrjetin e Shtetit Islamik në Gjermani të cilën e kishte udhëhequr Abu Vala.

Besohet se më 15 korrik të vitit të kaluar ishte futur në Gjermani, ndërkaq policia gjermane ka ardhur deri tek informacionet rreth vrasësit në Berlin pas bastisjes së kamionit, ku janë zbuluar “gjurmë të freskëta”, që qojnë drejt 24-vjeçarit nga Tunizia.

Nën karrigen e kamionit janë gjetur dokumente, të cilat qojnë tek një shtetas tunizian i quajtur Anis Amri 24-vjeç i lindur në qytetin Tatavin, raporton Spiegel.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ishte lënduar në kamion ku edhe është gjetur ADN-ja e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është lideri 28-vjeçar i ekstremit të djathtë që mund të bëhet kryeministër i Francës?

Kush është lideri 28-vjeçar i ekstremit të djathtë që mund të bëhet kryeministër i Francës?

Evropa
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Botë
KS i OKB-së miratoi një rezolutë amerikane që mbështet marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas

KS i OKB-së miratoi një rezolutë amerikane që mbështet marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas

Azia
Hamasi mirëpret votimin e KS të OKB-së për armëpushim në Gaza

Hamasi mirëpret votimin e KS të OKB-së për armëpushim në Gaza

Amerika
Njëri po fillonte fluturimin, tjetri po ateronte - momenti kur dy aeroplanë pothuajse u përplasën me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit të Mumbait

Njëri po fillonte fluturimin, tjetri po ateronte - momenti kur dy aeroplanë pothuajse u përplasën me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit të Mumbait

Botë
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Botë
Kalo në kategori