LAJMI I FUNDIT:

Vrapon i zhveshur nëpër rrugë, pasi ndiqet me thikë nga burri i dashnores (Video)

Vrapon i zhveshur nëpër rrugë, pasi ndiqet me thikë nga burri i dashnores (Video)

Në një pjesë periferike të Bariloche të Argjentinës, një njeri ka vrapuar i zhveshur nëpër rrugë, ndërsa e ndiqte pas një tjetër me thikë në dorë.

Ky i fundit, ishte kthyer më herët nga puna dhe e ka zënë poshtë shtratit, teksa po fshihej pa asnjë rrobë në trup, transmeton Telegrafi.


Nuk bëhet i ditur identiteti i protagonistëve, ku njëri është burri ndërsa tjetri dashnori i gruas së tij.

Ai e ka ndjekur në këtë formë për gjashtë blloqe, derisa temperatura në këtë pjesë që është afër një rezorti të skive, ishte rreth gjashtë gradë Celsius.

Derisa burri vraponte i zhveshur, me njërën dorë e mbulonte pjesën intime, kurse me tjetrën u bënte me dorë shoferëve që të ndalojnë për ta marrë.

Mësohet se ai ka hipur në një kamion dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Mediet argjentinase tregojnë se bëhet fjalë për një tradhti të gruas dhe inatin e burrit të saj, që ta dënojë dashnorin e saj. /Telegrafi/