LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe intervale me diell – priten edhe shkarkime rrufesh

Vranësira dhe intervale me diell – priten edhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot të ndryshueshëm por relativisht  i qetë.

Do të ketë vranësira që në viset malore do të sjellin riga të dobëta shiu, ndërkaq do të ketë edhe intervale me diell.

E hënë– Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset malore parashihen të sjellin  riga të dobëta shiu.

E martë– Mot  i vranët dhe me intervale me diell.  Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje  shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara  parashihen mundësi për shkarkime rrufesh.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat  gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

E premte – Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte. Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare  nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori