LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen prezanton kamionçinën Amarok

Volkswagen prezanton kamionçinën Amarok

Mendimi i strategjive të ndryshme të produkteve të automobilave shpesh duket si mister për ata që analizojnë nga jashtë, dhe ne asnjëherë nuk e kemi kuptuar se pse Volkswagen ka zgjedhur që të mos e sjellë kamionçinën Amarok në tregun ku blihen më së shumti kamionçina në botë, në SHBA, shkruan caranddriver.com.

Tani Volskwagen prezantoi gjeneratën e dytë të Amarok, model i cili gjithashtu nuk do të shitet në tregun amerikan, edhe pse ndanë bazat e veturës me Ford Ranger, dhe u zhvillua në bashkëpunim në mes dy ekipeve nga Volkswagen dhe Ford në Australi dhe Gjermani.

Dalin fotografitë e reja të Volkswagen Amarok 2022, pak ditë para prezantimit zyrtar
Lexo po ashtu Dalin fotografitë e reja të Volkswagen Amarok 2022, pak ditë para prezantimit zyrtar

Ndërsa prodhimi përfundimtar do të bëhet në Afrikën e Jugut, me Volkswagen që thotë se vetura do të shitet në Australi dhe Zelandë të Re, disa vende të Afrikës, Lindje të Mesme dhe Evropë, transmeton Telegrafi.

Në ndërkohë asnjë vend nga dy kontinentet Amerikane nuk është pjesë e listës së shitjes, edhe pse versioni i mëparshëm ishte në tregjet e disa vendeve të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore.

Çfarë po humbet tregu amerikan? Edhe pse më i madh se paraardhësi i saj, Amarok i ri do të konsiderohej si një kamionçinë e madhësisë mesatare nëse do të arrinte në tregun e SHBA-ve.

Madhësia e tërësishme e veturës prej 210.6 inç është 3.8 inç më e madhe se Amarok i vjetër, por për 0.8 inç më e vogël se Ford Ranger 2023, teksa baza e rrotave prej 128.7 inç është identike me atë të Ford. /Telegrafi/