Vodhën frigoriferin me pije, policia arreston dy persona në Fushë Kosovë


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit kanë vjedhur një frigorifer të pijeve.
Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 21:00, transmeton Telegrafi.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një market kishin arritur të vjedhur një frigorifer të pijeve”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se frigoriferi është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































