LAJMI I FUNDIT:

Vlora Çitaku u shkruan letër prindërve të Dua Lipës (Foto)

Vlora Çitaku u shkruan letër prindërve të Dua Lipës (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku duket të jetë shumë e lumtur me suksesin e artistes kosovare Dua Lipa jashtë vendit.

Si rrjedhojë, Çitaku ka vendosur që së fundmi t’iu dërgojë një letër të shkruar prindërve të këngëtares, kryesisht babait të saj, Dukagjin Lipa, i cili është menaxher i Duas.


Çitaku takohet me sekretarin amerikan: Kosova e bekuar që e ka Amerikën aleat (Foto)
Lexo po ashtu Çitaku takohet me sekretarin amerikan: Kosova e bekuar që e ka Amerikën aleat (Foto)

Një artikull i parë nga Çitaku në presitgjozen “New York Times”, duket të jetë bërë shkas që ajo të emocionohet, duke shprehur dëshirën për një letër drejt prindërve të saj.

“Sytë na u mbushën me lot kur pamë fotografinë dhe artikullin e mrekullueshëm për Duan. Çfarë ndjenje! Çfarë krenarie!”, kishte shkruar Çitaku.

“Prandaj desha që personalisht të ju falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtutjeshme Duas, vajzës nga Kosova që është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi”, shkruan ajo në vazhdimin e letrës.

Rolling Stone shkruan për suksesin e Dua Lipës: Vajza nga Kosova e cila u bë yll botëror
Lexo po ashtu Rolling Stone shkruan për suksesin e Dua Lipës: Vajza nga Kosova e cila u bë yll botëror

Ndërkohë, në anën tjetër babai i Duas, i privilegjuar që mori këtë letër, vendosi që ta ndajë atë me ndjekësit e tij në llogarinë zyrtare në Instagram.

“Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e New York Times dhe një letre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa” (sic.), kishte shkruar Dukagjin Lipa në mbishkrimin e fotografisë në Instagram. /Telegrafi/