LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet puna e Christian Panuccit

Vlerësohet puna e Christian Panuccit

Me humbjen nga Italia, përfaqësuesja shqiptare mbylli eliminatoret e Botërorit të Rusisë 2018 me objektivin e arritur, vendin e tretë, nisur nga parashikimet në letër që u bënë menjëherë pasi mësuam se në të njëjtin grup do të ishin dy skuadra si Italia dhe Spanja.

Pavarësisht largimit të Gianni De Biasit, Christian Panucci arriti të ruajë një vazhdimësi për të mbajtur ekipin brenda synimit. Kaq mjafton që këto eliminatore të marrin një notë pozitive edhe nga gazetarët sportivë, raporton Top Channel.


“Brenda pritshmërive në aspektin e rezultateve, por në aspektin e lojës vë re se ka rënë entuziazmi. Mendoj se potenciali teknik nuk ka ndryshuar shumë me atë që ka qenë”, ka thënë Fatmir Mneri.

Ndërsa Bashkim Tufa ka deklaruar: “Do të thosha që ishte një sezon relativisht i suksesshëm, duke pasur parasysh grupin ku bënin pjesë dy kampione bote: Spanja dhe Italia. Vendi i tretë më duket krejt normal për një kombëtare si e jona”.

“Me këta kundërshtarë nuk mund të shkoje më shumë sesa vendi i tretë. Me Maqedoninë mund të bënim diçka më shumë, ndërsa pjesa tjetër ishte brenda pritshmërive”, është shprehur Jetmir Halilaj, kryeredaktori i Panorama Sport.

Sipas Dritan Shakohoxhës, drejtorit të SuperSportit, pikët që morëm dhe renditja janë optimale.

“Pishman kam vetëm tri pikët e ndeshjes me Izraelin. Ndoshta pikët mund të ishin pak më shumë, por vendi i tretë ishte vendi që meritonim. Kush e ka shfrenuar fantazinë deri aty sa të mendonte se mund të dilnim përpara Italisë dhe Spanjës, më vjen keq që është zhgënjyer”, ka deklaruar Shakohoxha.

Përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore në datat e përcaktuara nga UEFA, 6 dhe 14 nëntor.

Ende nuk dihen zyrtarisht se cilët do të jenë kundërshtarët e kuqezinjve, pasi po bisedohet me disa përfaqësuese paralelisht.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori