LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani uron Dua Lipën: Albumi i saj erdhi në një kohë të vështirë, meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën

Vjosa Osmani uron Dua Lipën: Albumi i saj erdhi në një kohë të vështirë, meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lip,a ka dominuar natën e mbrëmshme (e martë) në Brit Awards.

Ajo fitoi dy çmime të rëndësishme në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar.


Dua u shpërblye fillimisht për çmimin “Artistja më e mirë solo e vitit”, teksa më pas fitoi edhe një nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes, atë për “Albumin më të mirë të vitit”, për albumin “Future Nostalgia”.

Këtij suksesi i janë gëzuar fansa të shumtë të artistes, në veçanti shqiptarët të cilët krenohen kudo me sukseset e saj.

E lumtur për këtë arritje të 24-vjeçares u shpreh edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e uroi Duan përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter.

Lista me të gjithë fituesit në Brit Awards 2021 - Dua Lipa kryesoi mbrëmjen me dy çmime të rëndësishme
Lexo po ashtu Lista me të gjithë fituesit në Brit Awards 2021 - Dua Lipa kryesoi mbrëmjen me dy çmime të rëndësishme

Dua Lipa mbajti një fjalim emocionues kur pranoi çmimin e parë, duke ua dedikuar atë të gjithë punëtorëve shëndetësore të vijës së parë të frontit, për punën e palodhur të bërë gjatë pandemisë.

Ajo shfrytëzoi rastin që edhe t’i dërgojë një thirrje kryeministrit britanik, Boris Johnson, për një rritje page për personelin shëndetësor, në nderë të punës që kanë bërë gjatë gjithë situatës pandemike të shkaktuar nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori