ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Lajmi për një bashkëpunim ndërmjet liderit të BabaStars, Getoar Selimi dhe pjesëtarit tjetër, Onat, me Shaolin Gang të përbërë, nga DJ Blunt dhe Real 1, është mirëpritur nga fansat e tyre.

Lajmin për këtë bashkëpunim të yjeve të njohura të skenës së hip-hopit shqiptar, e konfirmoi ditë më parë për Telegrafin, menaxheri i BabaStars, Dekorim Sahiti.


Ndërsa tash në rrjetet sociale është publikuar një fragment i shkurtër nga videoja muzikore që pritet të vijë në ditët në vijim.

“Vjen së shpejti”, është përshkrimi i videos së publikuar në profilin e Getit në Instagram, ndërsa Shaolin Gang kanë shkruar: "Babat po vijnë, tmerri i reperave".

Reperët nga Kosova kanë sjellë projekte të suksesshme muzikore gjatë këtij viti, ndërsa bashkëpunimi mes tyre pritet me kërshëri nga fansat e tyre. /Telegrafi/