Mijëra tifozë të futbollit dhe kombëtaret finaliste duke përfshirë atë shqiptare, duhet të ndjehen të sigurt për qëndrimin e tyre në Europianin 2016.
Në kohën kur bota është tronditur nga sulmet e fundit terroriste në Bruksel, që pasuan ato të Parisit, UEFA ka riafirmuar edhe njëherë përkushtimin e saj për të vendosur në plan të parë rendin dhe sigurinë në qendër të planit organizativ.
Turneu kontinental është vetëm pak muaj larg dhe terrorizmi që goditi zemrën e Europës, ka kërcënuar dhe futbollin, ashtu siç bëri muaj më parë në vendin organizator të Europianit, me “Stade de France”, një objektiv i sulmeve.
Qeveria e futbollit europian, ka thënë se kompanitë e sigurimit në bashkëpunim me forcat elitare do të bëjnë çdo spektator të ndihet i sigurt. Disa herë në vendin transalpin janë zhvilluar stërvitje që kanë angazhuar forca nga ajri dhe toka në simulime të sulmeve terroriste pranë impianteve sportive dhe zonave të populluara.
“Në 3 vitet e fundit autoritetet organizative kanë punuar ngushtë me agjencitë e zhvillimit për të garantuar mbarëvajtjen e turneut”, thuhet në një njoftim të UEFA-s. Franca ka aplikuar disa herë plane potenciale të sulmeve terroriste në qytetet më të mëdha ku do të luhen ndeshjet.
Mes skenarëve simulues janë dhe atentatet terroriste me bomba kimike, ndërsa inteligjenca transalpine vazhdon punën në zonat e dyshuara ku fshihen grupe ekstremiste, sidomos në Paris dhe Marsejë, dy qytete ku do të zhvillohen disa ndeshje të Euro 2016.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale të Botërorit, të bronztën e kërkon me anë të repesazhit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251