LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i Ibrahimovicit pas përplasjes së ashpër me Lukakun – a bëri fyerje raciste?

Vjen reagimi i Ibrahimovicit pas përplasjes së ashpër me Lukakun – a bëri fyerje raciste?

Zlatan Ibrahimovic ka reaguar rreth akuzave se ai ka bërë fyerje raciste kundër Romelu Lukakut, duke mohuar se bëri një gjë të tillë.

Përplasja e dy lojtarëve ndodhi në takimin mes Milanit dhe Interit në Kupën e Italisë, derisa gjyqtari ndëshkojë të dy me kartonë të verdhë.


Por, Ibrahimovic ka mohuar të ketë bërë fyerje raciste në drejtim të Lukakut, duke shtuar se në fjalorin e tij nuk ekzistojnë ato fjalë.

Koha kur Ibrahimovic i kishte ofruar 50 funte Lukakut për çdo ndalje të mirë të topit – dyshja mbrëmë kishin përplasje të ashpër
Lexo po ashtu Koha kur Ibrahimovic i kishte ofruar 50 funte Lukakut për çdo ndalje të mirë të topit – dyshja mbrëmë kishin përplasje të ashpër

“Në botën e ZLATAN nuk ka vend për racizëm. Ne të gjithë jemi të një race – të gjithë jemi të barabartë. Ne të gjithë jemi LOJTARË, disa më të mirë se të tjerë”, ka shkruar suedezi në Twitter.

Ibrahimovic u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në fund të pjesës së parë, mirëpo kjo nuk e kishte qetësuar atë.

Pioli: Ibra kërkoi falje për kartonin e kuq që i kushtoi skuadrës me eliminim
Lexo po ashtu Pioli: Ibra kërkoi falje për kartonin e kuq që i kushtoi skuadrës me eliminim

Në pjesën e dytë, sulmuesi mori edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga takimi.

Interi arriti që në fund të fitonte 2-1, për të eliminuar Milanin nga Kupa e Italisë në fazën e çerekfinales. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori