Vjen projekti “Nuk është njëjtë”, Genci ashtu siç nuk e keni dëgjuar më parë (Video)

Kaltrina Selimi dhe Genc Prelvukaj kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të titulluar “Nuk është njëjtë”.
Në fakt është përpunimi i këngës së Kaltrinës, “Kohën me kthy”, me tekst dhe muzikë të Gencit.
Projekti i ri vjen si prodhim i Genc Prelvukajt dhe Black Fish Entertainment, ndërsa vet reperi e ka shkruar tekstin.
E veçanta është se pjesëtari i grupit “Etnon” kësaj radhe nuk vjen si reper, por si këngëtar – ashtu siç nuk e kemi dëgjuar asnjëherë më parë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/11/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































