LAJMI I FUNDIT:

Vjen edhe një reagim tjetër i Ermal Mamaqit kundrejt Bes Kallakut

Vjen edhe një reagim tjetër i Ermal Mamaqit kundrejt Bes Kallakut
Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi (Foto: Instagram)

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku,  të shtunën në “Shiko kush Luan” bëri një deklaratë kundrejt Ermal Mamaqit, duke thënë se “Ermali bën për biznes, ndërsa unë bëj komedi”.

I njëjti ka treguar se i kërkuar falje edhe Encës për batutën porsa kishte dalë nëpër portale, ndërsa sa i përket Mamaqit, pohon se të njëjtën gjë ia kishte thënë edhe në emisionin e tij.


Bes Kallaku sqaron deklaratat e tij për Encën dhe Ermal Mamaqin
Lexo po ashtu Bes Kallaku sqaron deklaratat e tij për Encën dhe Ermal Mamaqin

Pas gjithë këtyre reagimeve që u bënë në rrjetet sociale, një të tillë së fundmi e ka bërë edhe komediani Ermal Mamaqi, për të sqaruar njëherë e mirë raportin me Kallakun.

View this post on Instagram

😏😏😏 Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor? E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice. 2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave. Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë. Për Encën… Ballokne Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT. Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi. ENCA JE SUPERSTAR💥💥💥 Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku. Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë 🙂 Paqe miq… 29 Janar I ❤ TROPOJA PS për Biznesin: Objektiv kam të bëhem si Vasil Naçi ose Zamir Mane nëse më pyesni.🤪

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on Dec 29, 2019 at 1:50pm PST

Më poshtë është postimi i plotë (pa ndërhyrje) i Mamaqit në Instagram:

“Po të sqaroj mik. E vërtetë qe me njoftove për diçka te tille por jo tamam siç ishte komenti ironik për filmin, për shitjet, për Kanën e Kamzën dhe mbi te gjitha nuk më the asgjë për Encën. Nëse ka qenë diçka e pamenduar ose e nxituar nga moderatorët (që atë punë kanë) mund ta kishe hequr në montazh para 2 javësh (të gjithë e dimë si bëhet). Dhe mbasi doli emisioni në TV dhe mbasi të gjitha mediat e interpretuan në një mënyrë të kundërt kë dashur të transmetosh, prisja që ti të bëje një sqarim dhe të mos i lije njerëzit të përforconin diçka që nuk ishte e qëllimshme. Postove mesazhet me Encën… Kur kërkon ndjesë dmth që ke bërë diçka jokorrekte. Dhe mendoj që ndjesa për Encën duhet të ishte bërë publike ashtu si edhe emisioni i Luanës dhe jo private e mbas reagimit të saj. Do ishte mire të flisje dhe t’i sqaroje gjërat por meqë nuk e bëre un s’mund të rrija pa folur mbas të gjitha lajmeve “Besi sulmon Ermalin””.

“Nuk të thashë asgjë të keqe, vetëm sqarove atë që ti ndoshta nuk ke dashur të thuash; që biznesi nuk është gjë e keqe se edhe nuk e dhe për bamirësi filmin, dmth ke bërë biznes. Jam në bordin e “Fundjavë Ndryshe” që në ditën e parë të themelimit të saj dhe jam pjesë e ndihmave të vazhdueshme për familjet në nevojë që para 6 viteve edhe pa pasur tërmete. Po kjo nuk ka lidhje me kete bisedë…Uroj të mos vazhdojmë më me këtë lojë që na sjell trishtim…se lam nom u bëmë si rrepista ose parti politike”.

“Mua më erdhi keq njësoj dhe aq shumë sa do të të vinte ty nëse unë do të bëja të njëjtën gje për një punë tënde ose ndonjë aktore të filmit tënd. Unë prisja nga ty mbështjetje dhe fjlë të mira. Ne duhet të mbështesim njëri tjetri dhe ta mbrojmë “profesionistet ziliqarë” që bëjnë filma që i shohin vetëm vetë dhe na sulmojnë me argumentin se ne nuk bëjmë aart, komedi por bëjmë biznes. Sepse ti po e bën atë që bëj dhe unë, filmin e pavarur, atë që i duhet publikut të Kinemasë Shqiptare. Sa erdha nga Amerika, puna e parë shkova dhe pash filmin tënd. Të kam mbështetur me shpërndarje trileri, posteri dhe shumë lajmë në Xing.al. Do vazhdoj të të mbeshtes gjithmonë si mik i vjetër për punën tënde. Ke një zemër të mirë dhe mendje të bukur prandaj mos e prish me momente dobësie ose batuta të momentit. Vlerësoj dhë kënaqem për cdo arritjen tënde profesionale dhe familjare. Uroj sukses dhe bekime familjarisht”, ka thënë mes të tjerash Mamaqi.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori