LAJMI I FUNDIT:

Viti i jashtëzakonshëm i Berishës, synon Ligën e Evropës me Atalantën dhe kualifikimin në një tjetër evropian me Shqipërinë

Viti i jashtëzakonshëm i Berishës, synon Ligën e Evropës me Atalantën dhe kualifikimin në një tjetër evropian me Shqipërinë

Se me punë arrihet gjithçka këtë e ka dëshmuar njëri nga portierët më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave.

Fjala është për Etrit Berishën, prishtinasin që nga lloçi i Kosovës është ndër portierët më të mirë në Serie A.


Etrit njihet si një profesionist i madh dhe puna e përkushtimi bënë që ai të dalë në Evropë, fillimisht në Suedi e pastaj në njërën nga ligat më të mëdha në botë siç është kampionati italian.

Në një intervistë për Telegrafin, portieri fantastik shqiptar flet për karrierën e tij, fillimet e para, Atalantën e Kombëtaren shqiptare.

“Karrierën e kam filluar me 2 Korrikun qysh në moshë të re ku jam stërvitur çdo ditë ndërsa edhe jashtë stërvitjeve kam menduar gjithmonë se si të përmirësohem”.

“Përkushtimi në punë dhe besimi në arritje kanë qenë gjithmonë synimi im kryesor”, u shpreh Berisha për Telegrafin.

Etriti iu bashkua Atalantës nga Lazio për një shumë prej pesë milionë eurove, e cila është më e madhja që është paguar ndonjëherë për portierët shqiptarë.

Berisha gjatë një ndeshje me Atalantën në Serie A. (Foto /Getty Images)

Edhe pse kishte oferta të tjera, dëshira e Etritit ka qenë të mbetet pjesë e zi kaltërve edhe pas huazimit dhe kjo dëshirë u bë realitet.

“Kam kaluar një vit shumë të mirë tek Atalanta dhe dëshira e ime ka qenë të mbes këtu duke marrë parasysh edhe sukseset me klubin duke arritur në vendin e katërt në Serie A”.

“Te Atalanta kam gjetur ambientin e duhur për tu rritur si portier edhe pse kam pasur mundësi tjera për mu Atalanta ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë”, tha Berisha.

Atalanta mori pjesë në grupet e Ligës së Evropës ku fati deshi që të jetë në një grup ferri me Evertonin, Lyonin dhe Apoelin, por me plot meritë dolën si kryesues nga grupi.

“Kemi pasur grupin më të vështirë të mundshëm ku kemi takuar ekipe të mëdha evropiane dhe me mburrje them që kemi bërë ndeshje shumë të mira duke e fituar grupin”, u shpreh Berisha.

Berisha duke festuar fitoren e Atalantës ndaj Apollonit në Ligën e Evropës (Foto/Getty Images)

Por ngarkesa në Ligën e Evropës ka ndikuar tek skuadra zi kaltër që të mbetet më mbrapa këtë edicion në Serie A.

“Liga e Evropës ndoshta na ka marrë pak më shumë energji që kemi mbetur më mbrapa në kampionat. Mirëpo tani jemi në rrugë të duhur për tu rikthyer aty ku e meritojmë të jemi në pesë ose gjashtë skuadrat më të suksesshme italiane”, vazhdon tutje portieri shqiptar për Telegrafin.

Tani klubi italian do të përballet me gjigantin gjerman Borussia Dortmund dhe për Berishën kjo ndeshje do të thotë shumë pasi sipas tij nëse e kalojnë klubin verdh e zi do të jenë kandidat për ta fituar Ligën e Evropës.

“Kundër Dortmundit shpresoj dhe besoj shumë në kualifikimin tonë. Në rast se kalojmë edhe këtë sfidë besoj që do jemi kandidat për ta fituar gjithë garën”, deklaroi Etriti.

Synon ta bëjë ëndrrën realitet në të ardhmen

Portieri shqiptar thotë se është i lumtur aktualisht te Atalanta po nuk mund të garantoj asgjë për të ardhmen.

Ai ka pasur gjithnjë oferta nga klube të ndryshme evropiane falë formës së mirë që po kalon në vitet e fundit.

“Të ardhmes nuk i dihet, unë besoj vetëm në punë e përkushtim të pandërprerë dhe pastaj gjërat herët apo vonë vijnë në vendin e vet”.

Por edhe Etriti si gjithë lojtarët tjerë ka ëndërr që të luaj në një klub të madh evropian dhe këtë ëndërr do të mundohet ta bëjë realitet.

“Të luash në një klub të madh evropian është ëndërr e secilit dhe unë do të mundohem që ta bëjë realitet”, tha Berisha.

(Foto / Getty Images)

Me Kombëtaren për ta përsëritur suksesin historik

Berisha është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga viti 2012 kur edhe bëri debutimin në miqësoren ndaj Iranit të fituar nga kuqezinjtë 1-0.

Që nga ajo ndeshje, porta e Kombëtares shqiptare është blinduar nga gardiani prishtinas i cili gjithmonë ka sjellë siguri.

Deri më tani 28-vjeçari ka zhvilluar 46 ndeshje me ekipin kombëtar, ndërsa në ndeshjet e fundit ndaj Spanjës dhe Turqisë ka bartur edhe shiritin e kapitenit.

Në kualifikimet për në kampionatin botëror ‘Kuqezinjtë’ mbetën në pozitën e tretë pasi kishin një grup të vështirë me Spanjën e Italinë favorite.

28-vjeçari duke iu gëzuar fitores ndaj Rumanisë në Kampionatin Evropian (Foto /Getty Images)

Por për kualifikimet e radhës, Etriti shpreson në një short të mirë dhe ta përsërisin suksesin historik për tu kualifikuar në evropianin e radhës.

“Jemi shumë të karikuar për eliminatoret dhe dashtë zoti kësaj here të kemi fat dhe të futemi në një grup më të lehtë sepse kemi mundësi të mëdha”.

“Trajneri ka ofruar disa emra të rinj që janë shumë interesant dhe mund të kontribuojnë në skuadër. Kualifikimi për në evropian është gjëja e vetme që mendojmë”, përfundoi Etriti.

Gjatë karrierës së tij, përveç Atalantës dhe Lazios, Berisha ka mbrojtur edhe në elitën e futbollit suedez me Kalmarin.

Sa ishte pjesë e gjigantit suedez, Titi fitoi titullin e kampionit me Kalmarin por edhe kupën shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori