LAJMI I FUNDIT:

Viti 2017, përplot projekte muzikore nga yjet botërore

Viti 2017, përplot projekte muzikore nga yjet botërore

Nuk ka dyshim se 12 muajt e ardhshëm do të sjellin plot prurje të reja në botën e muzikës. Në vitin 2017 pritet të shohin dritë albume të reja të artistëve prezentë në skenat muzikore gjatë vitit që shkoi, por edhe të artistëve që i kanë munguar publikut prej disa kohësh.

Mes albumeve që do të shohin dritë këtë vit, ndër më të shumëpriturit renditen ai i “U2” dhe “Depeche Mode”, por nuk mbeten më pas edhe yjet e muzikës pop, si Taylor Swift, Lorde e Christina Aguilera.


Kanadezja Nelly Furtado do të sjelle albumin e saj të gjashtë në fund të muajit mars, atë me titull “The Ride”. Ndërsa “Depeche Mode” kanë bërë me dije se në maj të këtij viti do të nisin turneun botëror, i cili do t’i paraprijë diskut të ri të pagëzuar me emrin “Spirit” që do të dalë së shpejti.

Ndërsa lideri i grupit legjendar U2, Bono Vox, ka deklaruar gjatë një interviste se albumi i ri i grupit do të mbajë titullin ‘Këngët e eksperiencës”, por se kur do të dalë ky album, artisti nuk ka treguar datë, duke i mbajtur mbi gjemba fansat e tij edhe për muajt në vijim.

Një lajm i mirë për fansat e Lorde, e cila do të kthehet në ekran pas një periudhe pushimi. 18-vjeçarja do të sjellë një tjetër hit botëror që pritet t’i rikthejë suksesin e mëparshëm, njofton Top Channel.

“1989” i Taylor Swift ishte pa dyshim një sukses botëror, por artistja e popit nuk ndalet. Në muajt e ardhshëm Sëift do të sjellë një album të ri, që pritet t’i sjellë këngëtares të ardhura të mëdha nga shitjet.

Pesë vite që nga kënga e saj e fundit, rikthehet edhe Christina Aguilera, e cila po punon për një hit të ri, ndërsa edhe Drake, i cili sapo ka mbushur 30 vjeç, do të sjellë albumin “More Life”, një miksim mes hiteve të vjetra edhe të reja.

Nga ana tjetër, Puff Daddy duket t’i ketë thënë njëherë e përgjithmonë lamtumire muzikës me albumin e tij të fundit “No Way Out”.

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori