LAJMI I FUNDIT:

Vitet kalojnë, por Balotelli mbetet i njëjti – ndëshkohet me dy ndeshje dhe 10 mijë euro gjobë

Vitet kalojnë, por Balotelli mbetet i njëjti – ndëshkohet me dy ndeshje dhe 10 mijë euro gjobë

Mario Balotelli është suspenduar për dy ndeshje dhe do t’i paguajë 10 mijë euro gjobë shkaku që ka fyer gjyqtarin në takimin që Brescia barazoi 2-2 ndaj Cagliarit në fundjavën e kaluar.

Sulmuesi italian qëndroi vetëm shtatë minuta në fushë, pasi hyri në minutën e 74-të, derisa ishte ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë, më pas kishte fyer gjyqtarin dhe ishte ndëshkuar direkt me të kuq.


Komisioni disiplinor ka dhënë vendimin e tyre dhe Balotelli do të mungojë në ndeshjen kundër Milanit dhe Bolognas, gjithashtu edhe me gjobën prej 10 mijë eurosh.

Mario Balotelli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Lojtarët të tjerë që u suspenduan janë edhe: Ola Aina e Tomas Rinson të Torinos, Antonio Candreva i Interit, Francesco Cassata (Genoa), Dalbert (Fiorentina), Fabio Pisacane (Cagliari), Nicola Sansone (Bologna) dhe Mattia Zaccagni (Hellas Verona).

Balotelli rikthehet me veprimet kundërthënëse, theu një fotoaparat në momentin e zëvendësimit
Lexo po ashtu Balotelli rikthehet me veprimet kundërthënëse, theu një fotoaparat në momentin e zëvendësimit

Lece po ashtu është ndëshkuar me pesë mijë, gjersa Milani me katër mijë pas ndeshjeve të tyre në shtëpi shkaku i rrëmujës që kanë shkaktuar tifozët në stadium.

Balotelli duket se nuk mund ta përmbajë vetën as në këtë kohë, pasi edhe në të kaluarën ishte përballur me këto gjëra, në secilën skuadër që ka luajtur. /Telegrafi/